Transmetuar më 08-05-2024, 10:54

Një 48-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes jashtë banesës së tij në Itali, e si pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja raportohet nga mediat italiane, teksa thuhet se shqiptari është lyer me alkool dhe i ka vënë flakën vetes, pasi thuhet se e kishin dëbuar nga shtëpia ku jetonte me gruan e tij, në zonë Riccione.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të të shoqes, ndërsa kanë qenë kalimtarët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar në spital.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





