Transmetuar më 08-05-2024, 10:37

Carlo Ancelotti ka bërë disa deklarata në prag të Real Madrid-Bayern Munich, ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League. Në Gjermani, ndeshja e parë përfundoi në barazimin 2-2. Trajneri italian u përqendrua te faktorët që mund të ndihmojnë "Los Blancos" të arrijnë në finale:

"Para ndeshjes ka shqetësim, pak frikë, por përgatitja për një gjysmëfinale është spektakolare. Të jep shumë motivim. Na duhet një ndeshje me intensitet dhe ritëm. Nëse shikojmë ndeshjen e parë, ne mund të kishim bërë shumë më tepër në mbrojtje.

Filozofia ime? Unë përshtatem. Fakti që skuadrat e mia nuk kanë një identitet të vetëm nuk është e metë, por avantazh. Lëvizshmëria kolektive është e rëndësishme në futboll, duhet të sakrifikojmë kur nuk e kemi topin".

Si duhet të luajë Real Madridi për të qenë në finale?

Duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi shpresë dhe një mundësi të madhe për të arritur sërish në finale. Duke marrë parasysh vështirësitë, të cilat janë të shumta, do të përpiqemi të bëjmë maksimumin.

Derbi i Evropës dhe kush ka më shumë frikë…

Janë dy klube që kanë një histori të madhe dhe shumë suksese. Mendoj se e respektojmë njëri-tjetrin, pasi është e drejtë ta bëjmë këtë. Duhet të respektojmë rivalin, sepse ata kanë bërë shumë mirë. Bënë edhe më mirë se ne në ndeshjen e parë.

Si e prisni ndeshjen?

Ne jemi shumë të emocionuar, sepse mund të jetë një tjetër natë magjike. Nuk ka eufori, por optimizëm brenda nesh. Kemi vetëdije për vështirësitë.

Çfarë gjetët në Madrid që nuk e gjetët në Mynih?

Është një histori e vjetër, e shpjegoj me dy gjëra. Në fund të fundit, ne duhet të bëjmë një punë, kemi një ide dhe duhet të kemi mbështetjen e klubit. Kur kjo mbështetje mungon, është më mirë të ndaheni. Kjo më ndodhi te Bayerni. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Hoeness dhe Rummenigge. Kur nuk keni mbështetje, është më mirë të ndaheni dhe të shmangni problemet.

Çfarë iu the lojtarëve pas fitimit të titullit të La Liga-s? Të shtunën ishim të lumtur që fituam ndeshjen dhe më pas La Liga-n. Na duhej ta kontrollonim gëzimin tonë për t’u përgatitur për këtë lojë. Tani, La Liga është në pritje dhe të enjten do të mendojmë se si të festojmë. Sigurisht që do ta festojmë titullin.

Bayern Munich, shumë i ngjashëm me Real Madridin për sa i përket rezistencës…

Po, është i ngjashëm, sepse ka lojtarë me shumë përvojë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd