Transmetuar më 07-05-2024, 12:37

Në gjysmëfinalen e tij të tretë të Champions League me PSG, mbrojtësi Marquinhos foli në konferencën për shtyp: "Çdo ndeshje ka historinë e vet, përvoja është ajo që mund ta marrim me vete. Është e rëndësishme të kemi lojtarë që kanë përjetuar momente kyçe.

Jemi të pajisur mirë me kësi elementësh në dhomën e zhveshjes, edhe trajneri e ka këtë përvojë. Luis Enrique di t’i përgatisë ndeshje të tilla themelore. Ne duhet të luajmë me planin dhe idetë tona që kemi pasur që nga fillimi i sezonit.

Me rëndësi është që të kontrollojmë topin, të krijojmë raste si në pjesën e dytë të gjysmëfinales së parë. Gjatë kësaj jave kemi folur shumë, kemi punuar dhe studiuar detajet që duhet të përmirësojmë. Të gjithë janë gati dhe të vetëdijshëm se çfarë duhet të bëjmë për ta fituar këtë ndeshje.

Kundër Barcelonës ishte kjo qetësi. Trajneri këmbëngul shumë duke thënë se një ndeshje zgjat 95 minuta, ndoshta kësaj here edhe 120 minuta. Duhet të jemi emocionalisht të gatshëm për ndeshjen dhe të dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Kjo është ajo që i jep skuadrës besim dhe qetësi.

Në Barcelonë nuk ishim në vështirësi në ndeshje, vazhduam me të njëjtën ide edhe pas golit. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por besimi vjen nga puna dhe qetësia, nga mënyra se si kemi punuar gjatë gjithë sezonit.

Nuk lidhet me rezultatin, është më shumë ajo që bëjmë në përgatitje, çfarë do të bëjnë tifozët me energjinë në stadium. Kjo na e jep këtë besim. Borussia Dortmund është një kundërshtar i madh, ndeshja do të jetë shumë e vështirë, por tifozët do të kenë një festë të madhe nga fillimi në fund”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit