Transmetuar më 07-05-2024, 10:23

Gjyqtari Jarred Gillett ka mbajtur një aparat fotografik gjatë ndeshjes mes Crystal Palace dhe Manchester United në Londër. Këtë e konfirmoi edhe Premier League.

Bëhet me dije se megjithatë, imazhet nuk do të transmetohen drejtpërdrejt, por më pas do të përdoren për një program kushtuar “aspekteve dhe nevojave të arbitrimit” në ligën angleze.

Gillett ka mbajtur një pajisje të montuar në kokë, si pjesë e sistemit standard të komunikimit të gjyqtarit. Përdorimi i njëhershëm i kamerës u miratua nga ligjvënësit e sportit, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (Ifab), si dhe Premier League, shoqata e arbitrave (Pgmol) dhe klubet e përfshira.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd