

Pas 7 muaj fitoresh dhe titullit të siguruar në derbin e Madoninës, për Interin 5 javët e fundit të kampionatit janë një pasarelë festive. Titulli i 20-të solli yllin e dytë për zikaltrit. Para fillimit të ndeshjes kundër Torinos, në ditën e festës trengjyrëshe, Beppe Marotta tregoi emocionet e tij: "Një kënaqësi e madhe. Do të pres lojtarët, stafin dhe trajnerin në ‘Piazza Duomo’, sepse janë protagonistët e kësaj fitoreje”.
Një kampionat i dominuar, pas finales së humbur të Ligës së Kampionëve, edicioni i kaluar. Shenjë e rritjes së vazhdueshme në fushë për Interin. "Grupi është rritur shumë, – konfirmoi Marotta për DAZN. – Nga humbjet kemi marrë guxim, përvojë dhe vendosmëri. Prerogativat janë të rëndësishme për të arritur rezultate të jashtëzakonshme”.
Për Marotta, ky kampionat meriton notën 10: "Të menaxhosh një klub të madh është ndryshe, ka presion të fortë, duhet të jesh i zoti në marrjen e vendimeve me përgjegjësi. Pastaj duhet guxim për të vendosur, pavarësisht kritikave".
Me Simone Inzaghin në pankinë, objektivi i Interit dhe Marottës është të hapin një cikël fitues: "Ai e kaloi testin, dëshmoi se ishte aq i mirë sa e dinim, por edhe fitues. Nuk mund të dëshironin më mirë, por nuk mbaron këtu. Nuk jemi as në gjysmë të ciklit tonë".
Cikël që do të fokusohet te rinovimi i Lautaro Martinez: "Skuadra duhet të mbështetet sa më mirë, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë. Do të krijojmë një treg krijues".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





