Transmetuar më 29-04-2024, 12:45

Thiago Silva ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë me Chelsean pas fundit të këtij sezoni. Futbollisti brazilian ka konfirmuar se nuk dëshiron të rinovojë me blutë e Londrës përtej 30 qershorit, kur i skadon kontrata aktuale:

"Chelsea do të thotë shumë për mua. Erdha për të qëndruar vetëm një vit këtu, por dhe në vend të kësaj u bënë katër. Fëmijët e mi luajnë për Chelsea. Është krenari e madhe të jesh pjesë e kësaj familjeje, shpresoj që ata ta vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në një klub ku të gjithë do të donin të ishin.

Çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Nuk do të thotë se kjo është përfundimtare, unë ende e lë derën hapur. Shpresoj se ndoshta në një të ardhme të afërt do të rikthehem në një rol tjetër. Dashuria që ndiej është e papërshkrueshme, mund të them vetëm faleminderit. Kur ka dashuri të ndërsjellë si kjo ndarja bëhet edhe më e vështirë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit