
Të dhënat po ngarkohen...

Një 36-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje.
Sipas mediave në Itali, shqiptari, duke mbajtur një çekiç në dorë, ka sulmuar të dashurin aktual të ish-partneres së tij, duke i shkaktuar lëndime shumë të rënda në kafkë.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Prato dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e patrullës, ka parandaluar vrasjen.
Ndërkohë bëhet e ditur se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
