Teksa ishte i ftuar në emisionin “Cherry on Top”, Ermal Mamaqi u pyet nga Bora Zemani edhe për një nga banorët e “Big Brother VIP3”.
Është fjala për Julian Dedën, një ndër miqtë e tij më të vjetër, me të cilin ka punuar për disa vite. Por edhe pse ndan këtë miqësi prej vitesh me aktorin e mirënjohur, Ermali u shpreh se bën tifo për Hedi Bacin.
Pjesë nga biseda:
Bora: Julin e ke ndjekur në Big?
Ermali: Padyshim që e kam ndjekur, por jam me Heidin. Nuk e njoh Heidin, por më pëlqen që të themi që jemi me Heidin
Bora: Pse nuk të pëlqen të jesh me Julin?
Ermali: Julin e kam shok, siç kam shumë shokë të tjerë aty, por jam me Heidin.. më pëlqen kur flet, ka ca fraza, ka dialektin shumë të lezetshëm, dhe është simpatike
Bora: Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd