Transmetuar më 26-04-2024, 14:00

Policia e Shtetit ka kapur një të ri që përballet me akuza të rënda që e çojnë në shumë vite burg për llogari të Italisë.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 6”.

I dënuar me mbi 10 vjet burgim në Itali, për 5 vepra penale të rënda, është arrestuat 29-vjeçari me tre emra, Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani, lindur në Mamurras.

Kapja e të riut u bë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Policia e Shtetit tha se Alfonsi u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali.

Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar Alfonsin me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e të riut. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd