Transmetuar më 24-04-2024, 22:50

TETOVË- Bujar Osmani shpall fitoren nga numrimi i votave. Gjithashtu Osmani i bën thirrje Arben Taravari, që pavarsisht goditjeve të ulëta të pranojë vullnetin e popullit. Osmani deklaroi se fitorja e tij kundrejt kandidatit të VLEN-it është shumë e thellë, sipas tij diku mbi 40 mijë vota.

"Më lejoni që para jush të shpallë fitore të thellë me dallim mbi 40 mijë vota. Kemi shënuar fitore pothuajse ose në çdo komunë. Duke nisë në Jogonovcë, Hogoshinë, Vrapqincë, Bogovinë. Fitore të jashtëzakonshme në Strugë, në Qoshk, Zenelikovë në Ohër dhe fitore në Tetovë. Të dashur qytetarë, urime të gjithëve edhe një herë. Ju faleminderit për besimin. Kjo fitore e jona është e përbashkët. Fronti Eveopian po ngritet në një lokomotivë evropiane për popullin. Në emër të frontit dua tu jap fjalën se vota juaj është detyrimi im.

Dëshiroj t’i them dicka kundërshtarit tim. Arben pavarësisht goditjeve të ulëta patëm një fushatë me respekt, duhet të pranojmë vullnetin e popullit. Ka përshtypje që votuesit ende nuk kanë kaluar barrierat etnike, shoqëria jonë është ende e ndarë. Prandaj angazhimi im programor është zgjedhja e presidentit me dy të tretat dhe shumicë të dyfishtë në Kuvend," tha Osmani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit