Transmetuar më 24-04-2024, 15:10

PSG mund të fitojë titullin e parë të sezonit sot. Skuadra e Luis Enrique do të jetë e angazhuar në fushën e Lorient për rikuperimin e ndeshjes së javës së 29-të të kampionatit. Një sukses në "Moustoir" do t’i jepte klubit kryeqytetas titullin e 12-të francez në historinë e vet, nëse Monaco nuk arrin të fitojë kundër Lille.

PSG, i kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Francës, është katër ndeshje larg një suksesi legjendar. Luis Enrique e kuptoi se të gjithë në "Parce des Princes" kanë ambicie për të mos lënë t’iu ikë as një trofe:

"Tripleta, a është një objektiv? Pa dyshim që është, një motiv për të arritur atë që nuk është bërë kurrë më parë në Francë, mbi të gjitha për të shënjuar historinë e klubit tonë, të tifozëve, të qytetit dhe të vendit.

Për momentin kemi fituar vetëm një titull (Superkupën). Pastaj duhet të fitojmë kampionatin, të vazhdojmë të luftojmë në Ligue 1, sepse kundërshtarët tanë meritojnë të përballen me një ekip që është në nivel, që jep gjithçka. Na pret edhe finalja e Kupës së Francës kundër Lyon (25 maj), gjithmonë një ndeshje unike dhe e vështirë.

Po kështu gjysmëfinalja e Champions League kundër Dortmundit (ndeshja e parë më 1 maj, ndeshja e dytë më 7 maj). Epo, rruga është ende e gjatë dhe e përdredhur, do të duhet të jemi shumë të përqendruar për të arritur qëllimet tona".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit