Transmetuar më 24-04-2024, 10:26

Hakmarrja është një “pjatë” që shërbehet më së miri e ftohtë. Hakan Calhanoglu tashmë e kishte gati këtë “pjatë” dhe të hënën në mbrëmje, pas fitores në derbin kundër Milanit, e cila i dha certifikimin matematikor titullit zikaltër, e vendosi në tavolinë me shumë përshëndetje për ata që nën gjysmën tjetër të qiellit të Milanos e kishin etiketuar si tradhtar.

Mesfushori turk kishte lënë kuqezinjtë si transferim i lirë (falas) për t’i thënë “po” propozimit të Interit. Dy vite më parë, kur “Djalli” fitoi titullin, ai u bë objektivi i preferuar i talljeve nga tifozët kuqezinj, madje edhe i Zlatan Ibrahimovic, i cili në bordin e autobusit të hapur për festimet, kapi një mikrofon dhe nxiti turmën duke thirrur "dërgoji një mesazh Calhanoglu".

Tani është turku, ai që ia kthen gjithçka dërguesit. E shijon triumfin e kampionatit (i pari i karrierës), por nuk e lë veten të helmohet nga inati, që ende shfaqet. Do të rrezikonte të prishte gjithçka, gjë që nuk e dëshiron. Më mirë gëzohet me arritjet e veta se sa me pengesat e të tjerëve, ato të ngjyrosura kuqezi. Sidoqoftë, nuk harron.

“Fitimi i titullit në derbi për mua ishte një hakmarrje e madhe”, – tha turku në intervistën për “Il Giornale”. Është një koncept që duam ta nënvizojmë, sqarojmë, shpjegojmë, seppse është momenti i duhur. Tani ai mund të heqë disa “guralecë nga këpucët e tij” dhe t’i hedhë kundër kundërshtarëve të tij. Tani mund të provojë kënaqësinë, qoft edhe duke bërtitur zemërimin e tij dhe duke lënë mendimet e këqija të rrjedhin bashkë me të:

“Gjithmonë kam ëndërruar të fitoj titullin me një klub të madh, arritja e kësaj me Interin kishte një vlerë të veçantë për mua. Para së gjithash, sepse më shpërblen për vuajtjet që ndjeva kur erdha këtu dhe titulli i shkoi Milanit.

Pastaj, si mund të mos mendoj për gjithçka që më është bërë mua dhe familjes sime, për gjërat që kemi vuajtur nga tifozët kuqezinj. Ky sukses më shpërblen për gjithçka. E gjitha ishte e shkruar. Zoti e deshi kështu, sepse e di që nuk e meritoja atë që më bënë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd