Transmetuar më 23-04-2024, 17:41
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”, ku janë përplasur një furgon dhe një mjet tip Opel.
Aksidenti ka regjistruar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështia si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë qarkun e Korçës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd