ANGI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në një intervistë së fundmi për pasojat që ka lënë lufta në Kosovë. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flët për prejardhjen e saj pasi ajo shpesh promovon kulturën shqiptare. Duke folur për rrugëtimin e saj muzikor për Elle US, Dua Lipa foli për luftën në Kosovë ku tha se ka shumë miq që kanë humbur familjarët e tyre. Ajo shtoi se shtëpitë e tyre janë djegur. Lipa u shoreh se ndihet pranë atyre qe vuajën padrejtësi në botë.
“Kam dëgjuar përjetime nga miqtë (në Kosovë) që kanë humbur anëtarë të familjes. Shtëpitë e djegura”, deklaroi Dua Lipa.
“I pashë ata. Kur ke komunikim të drejtpërdrejt me njerëz që e kanë përjetuar luftën, kjo hap një botë krejtësisht të re dhe kjo ndodhi ngjashëm edhe për mua. Ndihem shumë afër (për ata që vuajnë) ndaj padrejtësive në botë, apo ndaj pabarazive," shtoi ajo.
“Qoftë luftë, [apo diçka tjetër], të gjithë kanë eksperienca të ndryshme. Ka të bëjë me mbështetjen dhe të mësuarit së bashku”, theksoi artistja.
Familja e Dua Lipës u kthye nga Britania në Kosovë kur ajo ishte 11 vjeçe. Ajo u zhvendos përsëri në Londër kur i mbushi 15 vjet, për të ndjekur ëndrrën e saj e saj të cilën tashmë e ka bërë realitet duke bërë krenarë shqiptarët nëpër botë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd