Transmetuar më 23-04-2024, 09:27

Vjen hakmarrja e Hakan Calhanoglu. Pas sigurimit të yllit të dytë të Interit, mesfushori turk “hoqi disa guralecë” nga këpucët e tij, duke shigjetuar ish-tifozët e vet, ata kuqezinj.

"Gjithmonë i qetë, gjithmonë i durueshëm, gjithmonë i përqendruar dhe tani i shpërblyer. Forza Inter! Tani i kam marrë frytet", – ka shkruar ai në Instagram. Postimi e portretizon atë si mbret në “Duomo”, me fyerjet e tifozëve të Milanit pas tij ("gjarpër", "tradhtar", "klloun").

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd