Transmetuar më 22-04-2024, 23:42

Inter fitoi derbin ndaj Milanit me rezultatin 2-1 dhe si rrjedhojë u zyrtarizua për herë të 20 kampione e Italisë.

Pas sfidës, kapiteni Lautaro Martinez shprehu të gjitha emocionet duke theksuar se tashmë stadiumi San Siro, i përket Interit.

“Tani më vjen të qaj, kemi punuar dhe vuajtur shumë, e kemi merituar këtë gëzim. Ndeshjen ua dedikoj fëmijëve të mi, familjes sime dhe gjithë tifozëve. Në futboll mund të fitosh dhe të humbësh, por sigurisht që ka shumë lumturi sonte. U thashë djemve se ishim në një situatë që nuk kishte ndodhur më parë, duhej të përfitonim nga kjo mundësi sepse tani i gjithë stadiumi është i yni”, u shpreh Lautaro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd