Transmetuar më 22-04-2024, 16:32

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Kamëz ditën e sotme, ku ka marrë pjesë në inspektimin e punimeve të ndërtimit të një shkolle.

Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kreu i qeverisë ka shkëmbyer batuta me një nga mësuesit. “Është një mrekulli kryeministër që është bërë këtu, një investim nga duart tuaja”, i drejtohet një arsimtar.

“Jo nga duart e mia, investimin e ka bërë qeveria”, iu drejtua Rama.

“Edhe kryeministri ka ardhur në Kamzë…”, shtoi mësuesi.

“Ka ardhur edhe përpara kryeministri, por ia fusnin dy gishtat në sy“, përfundoi Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë gjatë inspektimit ka konstatuar se vajzat e shkollës ishin më të gjata se sa djemtë.

“Si shpjegohet që gocat në Kamëz janë më të gjata se djemtë, si shpjegohet”, pyet Rama, duke shtuar se “Gocat e Kamzës janë yje, edhe në volejboll, basketboll, mësime e të gjitha”.

Ndërsa një nga nxënëset iu përgjigj se: “Ndoshta kjo është arsyeja pse jemi më të gjata, se jemi yje”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd