Transmetuar më 22-04-2024, 13:46

Relaks në pistë dhe pasion për motorët, ndoshta për të lehtësuar tensionin në prag të derbit të Madonina. Steven Zhang ishte në Shangai, mysafir i Stefano Domenicali, për Çmimin e Madh të Formula 1 në Kinë.

Presidenti i Interit foli për "Sky Sport", duke rikonfirmuar ambiciet e pronësisë së Zhang dhe vlerësoi disa nga protagonistët, trajnerin Simone Inzaghi dhe kapitenin Lautaro Martinez:

“Unë besoj se në 7 vitet e fundit, në të cilat kemi qenë pronarë të Interit, ka pasur thashetheme të ndryshme. Kemi fituar 6 trofe, do të vazhdojmë të luftojmë dhe të fitojmë”.

Fjalë të bukura për ambientin zikaltër në prag të derbit Milan-Inter, i cili mund t’i japë aritmetikisht titullin e 20-të skuadrës së Inzaghit, ose yllin e dytë në rast fitoreje. Për sa kohë që unë jam president, do të vazhdojmë të synojmë më të mirën".

Zhang më pas shtoi: “Më duhet të them se këtë sezon jam shumë krenar për të gjithë anëtarët e ekipit. Ne e dimë se çfarë duam, mentaliteti fitues nuk ka qenë kurrë më i lartë”.

Për kapitenin dhe trajnerin zikaltër: "Ne e kemi parë Lautaron të rritet, është bërë fitues. Për mua Inzaghi, siç e kam thënë tashmë, është një dhuratë. Të jesh në gjendje të punosh me një trajner si Inzaghi, si president, të jep qetësi dhe besim. Pa dyshim, ne do të vazhdojmë së bashku".

Orët e fundit është përfolur për një marrëveshje të afërt me fondin kalifornian "Pimco" për një hua prej 400 milionë euro, që do të shlyhet në 3 vite, me të cilën presidenti i Interit do të shlyejë borxhin ndaj "Oaktree".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd