Transmetuar më 22-04-2024, 10:15

Mëngjesin e kësaj të hëne, zona përreth Rinasit është “pushtuar” nga mjegulla e dendur, e cila ka krijuar vështirësi jo vetëm në qarkullimin e automjeteve, por edhe avionëve.

Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria është tepër e ulët.

Bëhet e ditur se mjegulla e dendur ka sjellë edhe probleme në uljen e avionëve, ku siç shihet përmes këtyre fotove të shkëputura nga “Flight Radar”, avionët bëjnë disa rrotullime përpara se të ulen.

Ndërkohë kujdes duhet të tregojnë edhe të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo anasjelltas.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd