Transmetuar më 20-04-2024, 19:59

Eftuar në emisionin ‘Ku ke Humbur” në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e mirënjohur Aida Shtino, e cila ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj ku gjithashtu ka rrëfyer edhe më shumë për jetën e saj personale.

Ndryshe nga episodet e tjera, ky podcast zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës për të intervistuar në mënyrë sa më speciale një ndër ikonat e televizionit shqiptar të viteve 2000 dhe jo vetëm për ta pyetur atë pikërisht se ku ka humbur gjatë gjithë këtyre viteve?

Këto kohë jam në Gjirokastër me një projekt që e kam shumë përzemër. Nuk ka të bëjë me televizionin thjesht për qytetin tim. Për Gjirokastrën dhe përsa i përket anës kulturore. Jam munduar të merrem me gjëra, të cilat më kanë ndihmuar të ndihem mirë. Sigurisht, televizioni është një dashuri që do të mbetet gjithmonë me mua. Kudo që të shkoj domethënë e kam kështu si…Kam pas bërë pasi pata atë shkëputjen gati 6 vjeçare, mbasi u mbyll “Njerëz të humbur”.

Pas 12 vitesh, Aida Shtino nga “Njerëz të humbur” vjen sot në “Ku ke humbur”. Çfarë ndodhi pas përfundimit të këtij emisioni?

U riktheva. Fillova të bëj një cikël dokumentarësh, të cilën e quajtëm “Identitet” edhe merresha me identitetet e qyteteve shqiptare, me ato gjëra që publiku nuk i dinte. Dhe kërkoja. Le të themi prap në kërkim të gjërave të humbura të historive të humbura, të historive të patreguara shqiptare. Me këtë jam marrë këtë periudhë dhe momentalisht ndodhem në Gjirokastër për këtë projekt. Është projekt që ka të bëjë me Epirin midis dy shteteve, Greqi dhe Shqipëri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit