Transmetuar më 19-04-2024, 19:01

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në “Hotel Tirana” po pritet të nisë mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie.

Ajo mban të veshur një bluzë ku shkruhet “Here I Am”.

Gjatë këtij takimi, siç ka paralajmëruar drejtuesi i kësaj partie, pritet të merren disa vendime përfshirë edhe vendimin kundër nepotizmit në parti.

Kur Meta mbërriti në seli, u shpreh me habi për praninë e Kryemadhit duke u shprehur, ‘paskemi mysafirë’ dhe ajo ia ktheu në moment; Ne jemi të shtëpisë nuk jemi mysafirë!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd