Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e BBVA-s, që publikoi një video të barkut derisa bëri edhe dedikimin për foshnjën e tyre në ardhje.
Përveç kësaj nuk mungoi edhe dedikimi i veçantë i Bardhit për pritjen e ëmbël.
“Faleminderit Zotit… Këtë gëzim deshta me e nda me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë”, shkroi artisti përmes një postimi.
Dyshja kishin nisur lidhjen brenda shtëpisë së BBVA-s dhe ishin ndër çiftet më të përfolur brenda këtij formati. Bardhi vazhdimisht i kishte thënë Sarës që e shihte si nënën e fëmijëve të tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd