Transmetuar më 17-04-2024, 15:00

Autoritetet e udhëtimit në Dubai u kërkuan sot udhëtarëve që të qëndrojnë larg aeroportit pasi Emiratet e Bashkuara Arabe u goditën nga reshjet e shiut masive në vetëm disa orë.

Qyteti-shtet i shkretëtirës dje pësoi përmbytje të tmerrshme që përmbytën aeroportin dhe shumë nga rrugët përreth, duke detyruar dhjetëra fluturime të anulohen pasi udhëtarët u grumbulluan në turmë për t’u strehuar nga shirat e rrëmbyeshëm.

Pamjet tronditëse të shpërndara në mediat sociale treguan se si makinat – përfshirë edhe disa luksoze – që mbusheshin me ujë, duke detyruar qindra shoferë të braktisnin automjetet e tyre dhe të “notonin” drejt ndonjë vendi më të sigurt.

Madje, disa makina ishin zhytur plotësisht në ujë, me pjesën e sipërme të çatisë së tyre që mezi kalonte sipërfaqen e ujit.

Uji i shiut ishte futur gjithashtu në shtëpi, duke i shtyrë njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe në rrugë për të kërkuar strehim në strukturat më të larta.

Ndërkohë, pamjet nga brenda aeroportit – më i ngarkuari në botë për udhëtime ndërkombëtare – treguan pasagjerët duke fjetur në dysheme ndërsa të tjerët u larguan nga terminal.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit