Transmetuar më 18-04-2024, 07:55

Edhe Marc-André ter Stegen, në përputhje me deklaratat e anëtarëve të tjerë të Barcelonës, pranoi se përjashtimi i Ronald Araujo me karton të kuq, pas gjysmë ore lojë ndaj PSG, ishte episodi vendimtar për eliminimin e skuadrës Blaugrana në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Jam shumë i zhgënjyer, kualifikimi ishte i mundur, por rezultati thotë të kundërtën, – tha portieri gjerman për “MovistarTV”. – Përjashtimi i Araujo? Nuk dua të them se ishte një gabim, por nëse bën faull në atë situatë duhet ta presësh kartonin e kuq.

Nga aty gjithçka ndryshoi. Nëse nuk do të kishim pësuar gol në minutën e 40-të dhe ta mbyllnim në avantazh në pjesën e parë, do të kishim shanse të luftonim. Iu afruam gjysmëfinales, kishim rreth dhjetë raste të mira, që nuk i shfrytëzuam,.

Mund ta kalonim këtë raund, por nuk e shfrytëzuam shansin tonë. Tani kemi ndeshje në kampionat kundër Real Madridit, le të shkojmë për fitore, le të përpiqemi ta komplikojmë situatën e titullit për madrilenët”.

Pra, portieri gjerman, në njëfarë mënyre nuk është dakord me trajnerin Xavi, i cili ishte shumë kritik ndaj arbitrit për kartonin e kuq të dhënë ndaj mbrojtësit uruguajan.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit