

Fitorja e thellë në fushë e ka nxitur ekipin e Paris Saint Germain që të tregohet sërish e ashpër me ekipin e Barcelonës duke e qesëndisur atë në rrjetet sociale.
Pak pas takimit, në rrjetet sociale të klubit francez janë publikuar disa foto dhe video montazhe ku subjekt i shakasë ishte Barcelona.

Videomontazhi kishte të bënte me muzeun e Luvrit ku PSG pranë Mona Lizës tifoze të Barcelonës kishte vendosur një pikturë edhe më të madhe përkrah me pamje nga takimi i mbrëmshëm dhe me titullin ”Vareni në Luvër”.
Ndërsa një tjetër fotomontazh kishte të bënte përsëri me Barcelonën, fanella e së cilës ishte “mbytur” në lumin e Senës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





