Transmetuar më 17-04-2024, 09:59

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për "Sky" në prag të ndeshjes kundër Manchester City, çerekfinales së kthimit të Champions League. Kujtojmë se ndeshja e parë në "Bernabeu" ka përfunduar 3-3:

"Është një ndeshje e hapur, e cila do të luhet fort nga të dyja skuadrat. Për sa na përket ne, jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por edhe se mund të bëjmë më të mirën. Ndeshja e parë ishte e hapur, ka shumë aspekte që duhen marrë parasysh.

Sa do të ndikojë të luajturit në shtëpi për Manchester City? Mjedisi është i ndryshëm, por do të varet nga ne që ta transformojmë atë në një faktor përcaktues ose jo. Pas kaq vitesh, të qenurit protagonist i një ndeshjeje të këtij lloji a gjeneron ende të njëjtin emocion?

Për lojtarët, përgjegjësia është e ndryshme, më e paktë, sepse është kolektive. Si trajner, përgjegjësia është më e madhe, sepse është individuale. Megjithatë, emocioni është i njëjtë si për lojtarët, trajnerin dhe spektatorin".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit