Transmetuar më 17-04-2024, 08:52

Trajneri i Barcelonës, i zhgënjyer si të gjithë tifozët katalanas, thotë se bënë një punë të shkëlqyer këtë sezon në Ligën e Kampionëve, por për shkak të një vendimi arbitri (kartonit të kuq ndaj Araujo pas gjysmë ore lojë), aventura e tyre kontinentale përfundoi mbrëmë:

“E merituam të ishim deri këtu. Kur po luanim 11 kundër 11 dëshmuam se mund të shkonim edhe në gjysmëfinale. Kështu shkoi, në futboll vendimet e arbitrave kanë ndikim dhe kjo na kushtoi shtrenjtë. Ne e merituam gjysmëfinalen për punën e madhe të bërë.

Çfarë mendoj për kartonin e kuq të Araujo? Ai rast vendosi plotësisht fatin e ndeshjes, peshoi dhe ndoti një sfidë fantastike. Ky vendim i arbitrit vendosi kalimin e PSG në raundin tjetër. Në futboll këto gjëra nuk duhet të ndodhin.

A ka ndryshuar vendimi im për t’u larguar në fund të sezonit? Është mëkat që nuk ecëm përpara, e merituam. Nuk kam ndryshuar mendje për të ardhmen time. Barça do të provojë përsëri. Ne kemi bërë një Ligë Kampionësh shumë të denjë, por duhet të kontrollojmë disa detaje nga ndeshjet”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit