Transmetuar më 16-04-2024, 20:56

VORË- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë, pranë vendit të quajtur Ura Gjole.

Në aksident janë përfshirë dy automjetet të cilat janë përplasur me njëra-tjetra.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Mësohet se njëri prej të plagosurve është dërguar në Spitalin e Traumës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit