Transmetuar më 16-04-2024, 15:01

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sërish sot kryetarin e SPAK, Altin Dumani duke e cilësuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

“Nuredimi vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit"

Pyetje: A po kërcënoni, Altin Dumanin?

Meta: Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik… Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertorollakë. Të më dërgojë patronazhisti e të më thotë ik se i ke punët keq!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit