

Anësori i djathtë i PSG-së, Achraf Hakimi, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Barcelonës në "Montjuic": "Kemi ardhur me shumë dëshirë për të ndryshuar atë që ndodhi në ndeshjen e parë.
Kemi ardhur për të marrë fitoren këtu dhe kthyer në Paris të kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Kemi folur me njëri-tjetrin, duam të qëndrojmë së bashku për të arritur fitoren".
Si je vetë fizikisht, si ndihesh dhe si e mendoni situatën e Mbappe?
Unë nuk munda të luaja në ndeshjen e parë, edhe pse doja ta ndihmoja skuadrën. Ne luajtëm një lojë të mirë, por nuk arritëm të fitonim. Kësaj here do të duhet të japim gjithçka për të marrë fitoren. Ndjej se Mbappé është shumë i motivuar, si gjithë ekipi. Është koha për të treguar se jemi gati për ta ndryshuar rezultatin e ndeshjes së parë.
Mbappé nuk po kalon një moment të madh të formës. Çfarë i keni thënë?
Nuk kemi folur shumë këtë javë. Ai e di se çfarë duhet të bëjë, ne të gjithë e dimë se çfarë duhet të bëjmë të martën. Kemi ardhur për të fituar, ai është gati, i gjithë ekipi është gati. Së bashku do të marrim fitoren.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






