

Një miell i ambalazhuar ka rezultuar me nivel të lartë të mykotoksinës dhe okratoksinës duke alarmuar heqjen e tij nga tregu.
Siç njofton noa.al, nga shitja është tërhequr një ambalazh mielli i markës Nutrigold pasi Inspektorati Shtetëror i Republikës së Kroacisë ka njoftuar konsumatorët për tërheqjen e produktit.
“Me qëllim mbrojtjen parandaluese të klientëve tanë, për shkak të rritjes së mundshme të sasisë së okratoksinës A po tërhiqet nga shitja miell thekre integral 1000 g Nutrigold”, thuhet në njoftim.
Në produktin e përmendur, data e përdorimit është 30.08.2024 dhe arsyeja e tërheqjes është përmbajtja e shtuar e mykotoksinës – okratoksinës A në produkt.
Autoriteti shtetëror dhe kompania distributori njoftuan se “Të gjithë klientët që e kanë bletë duhet ta kthejnë dhe të rimbursohen".
Ky zhvillim vjen pasi produkti nuk përputhet me rregulloren e Agjencisë Evropiane të Sigurisë Ushqimore.
Produkti e ka origjinën nga Serbia. Në Shqipëri, prezenca e produkteve serbe është rritur shumë vitet e fundit dhe sidomos ato ushqimore janë gjithnjë e më të pranishme në treg, sidomos supermarkete. Kontrolloni nëse keni blerë këtë produkt ose shmangeni konsumin e tij nëse e keni blerë. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
