

"Fjalët e Elkann më lajkatojnë, janë një nxitje shtesë për të punuar mirë për këtë klub”. Muzika dhe fjalët janë të Cristiano Giuntoli, i cili vetëm pak ditë më parë u konsiderua nga pronarët e klubit si njeriu kyç për të ardhmen e Juventusit.
Duke u fokusuar tek e ardhmja e drejtorit aktual sportiv, Giovanni Manna, i cili është gati të transferohet në oborrin e De Laurentiis, nënvizoi: “Po flasim me të, duam të kuptojmë se cila do të jetë rruga e tij. Në nivel klubi jemi në përputhje me objektivat tona: të arrijmë Ligën e Kampionëve dhe të përmirësojmë lojtarët e rinj".
Një pyetjet edhe për të ardhmen e Allegrit, të cilit i skadon kontrata me bardhezinjtë në qershor 2025: "Trajneri po bën një punë të shkëlqyer, në fund të sezonit do të flasim për të ardhmen e tij. Ai ka edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale. Do të ulemi në fund të sezonit për të kuptuar se çfarë të bëjmë me të.
Natyrisht, po flasim për të ardhmen, por buxheti ynë në tregun e transferimeve do të varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe disa transferime në dalje. Për momentin nuk mund të bëjmë plane të mëdha, sepse jemi në një pikë delikate. Kemi nevojë për pak durim".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





