Transmetuar më 15-04-2024, 14:32

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbledhur kryesinë e partisë, ku ka bërë deklarata të forta në lidhje me rithemelimin e kësaj force politike. Meta tha se në PL do të marrë fund nepotizmi, ndërsa tha se një timon nuk mund të drejtohet nga dy shoferë.

Meta u shpreh se në Konventën Kombëtare të 27 prillit, do të ndërtohet një parti mbi baza të reja, ku sipas tij do t’i jepet fund kakofonisë në drejtim. Meta ka propozuar që Sekretare për qarkun e Tiranës të zgjidhet Erisa Xhixho ndërsa sekretar për Korcën të jetë Tedi Blushi.

‘Do ju propozojë që në krye të grupit për rishikimin e programit dhe Statutit i cili më 27 prill do ndërtojë partinë mbi baza të reja, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturave, dhënien fund mosmbajtjes së përgjegjësive dhe kakofonisë në drejtim të jetë zoti Haxhinasto.

Kjo nuk mund të jetë forcë politike me dy shofera në timon, pale kur futet dhe ndonjë dorë e tretë në timon. Duhet shpejtësi, duhet një frymëmarrje tjetër. Në kuadër të riorganizimit sekretare e qarkut Tiranë, propozoj që të jetë zonja Xhixho, i qarkut të Korçës, Tedi Blushi. Zoti Panariti së bashku kemi 26 vite apo jo, bashkë do kemi dhe 26 të tjera, po duhet të vish në stërvitje bashkë me mua’, u shpreh mes të tjerave Meta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit