Transmetuar më 15-04-2024, 13:08

Mattia Giani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin fiorentin “Careggi”. Lajm i trishtë për futbollin italian, por jo vetëm. Futbollisti 26-vjeçar pësoi kolaps shëndetësor pasditen e djeshme, në stadiumin komunal të Campi Bisenzio (Firence), gjatë ndeshjes së kampionatit mes Lanciotto dhe Castelfiorentino.

Sipas mjekëve, ai pësoi arrest kardiak në fushën e blertë, teksa po luante. Lojtari u sëmur në minutën e 14-të të pjesës së parë dhe u rrëzua përtokë. Situata u shfaq menjëherë shumë e rëndë. U dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht kujdesit të mjekëve, nuk ia doli dhe ndërroi jetë.

Pasi mësoi lajmin, kryetari i bashkisë Castelfiorentino (Firence), Alessio Falorni, shkroi në rrjetet sociale: "Për fat të keq më erdhi një lajm i tmerrshëm. Mattia nuk ia doli. Fjalët mungojnë patjetër në këto momente. Një tragjedi e tmerrshme. Një dhimbje zemërthyese. Ne mund të mblidhemi së bashku në një përqafim shumë të fortë me familjen dhe shoqërinë që ai i përket”.

Po dje, në Friuli, gjatë Udinese-Roma, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Evan N’Dicka, u sëmur dhe u ndihmua menjëherë nga mjekët në fushë. Lojtari i Romës tani është shtruar në spitalin “Santa Maria della Misericordia” në Udine dhe nuk ka rrezik për jetën, fatmirësisht.

LIVE N'Dicka, gli aggiornamenti sulle sue condizioni dopo il malore

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit