Transmetuar më 15-04-2024, 12:26

Federico Chiesa nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e tij në derbin e së shtunës kundër Torinos. Ai shprehu zhgënjimin dhe zemërimin për zëvendësimin nga trajneri Alleghri, i cili hodhi në fushë turkun Ulidiz.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak anësorit italian, teksa konfirmimi vjen nga reagimi i tij i menjëhershëm, i filmuar nga kamerat e Dazn, në momentin e zëvendësimit.

Chiesa, me kokën ulur, i drejtohet stolit, përshëndet Allegrin, në një moment hedh një shishe dhe më pas, pasi ka hequr fanellën e djersitur, duke u ulur në stol, nuk e fsheh pakënaqësinë.

“Unë jam gjithmonë zëvendësimi i parë”, – ishte fraza plot pezm që shqiptoi ndër dhëmbë, ndërkohë që ndeshja derbi vazhdonte (përfundoi pa gola, 0-0).

Chiesa nuk ka shënuar që nga fillimi i marsit, teksa në tërë vitin 2024 e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm dy herë në Serie A. Shumë pak për një sulmues të kalibrit të tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit