Transmetuar më 15-04-2024, 10:49

Ditën e djeshme, rreth orës 20:19, Raportohet një përleshje me armë mes bandave në Gjakovë. Policia e Kosovës, ka njoftuar për një përleshje me armë mes dy grupeve në qytetin e Gjakovës.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë”, bënë të ditur policia.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara, nuk raportohet për të lënduar.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar, si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kërkim policor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd