Transmetuar më 13-04-2024, 18:35

Një lajm i trishtë vjen nga Saranda, ku një nga ikonat e futbollit sarandiot, është ndarë nga jeta sot në mënyrë tragjike teksa po luante një ndeshe miqësore mes veteranëve.

Klubi i Butrintit kishte organizuar një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve 80-90 dhe një grupi ish-futbollistësh grekë të qytetit të Athinës. Gjatë ndeshjes, ish-portieri Fredi Mërkuri ka pësuar kolaps dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Por ai nuk ia ka dalë pas kësaj situate të përjetuar në fushën e lojës, duke u ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.

‘Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. M., 62 vjeç, ish-futbollist.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’ njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd