Transmetuar më 13-04-2024, 12:55

Pas një fillimi të vrullshëm të sezonit, në të cilin ndikimi i tij te Real Madridi shkoi përtej çdo pritshmërie, Jude Bellingham ka parë rënien e paraqitjeve të anglezit në periudhën e fundit.

Deri në dhjetor, ish-lojtari i Borussia Dortmundit kishte arritur të tejkalonte të gjitha pritshmëritë, veçanërisht nga pikëpamja e shënimit, duke arritur majat e golashënuesve të La Liga-s. Që nga fillimi i vitit 2024, anglezi ka shënuar vetëm 3 gola.

Bellingham u kushtëzua gjithashtu nga lëndimet dhe, për rrjedhojë, edhe nga një gjendje fizike më pak se optimale, kur ishte në dispozicion. Pikërisht për këtë arsye, Carlo Ancelotti duket se nuk është aspak i shqetësuar.

Duke folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Mallorca, trajneri italian është ndalur edhe te momenti i fenomenit anglez, ardhur në "Bernabeu" verën e kaluar: “Është e vërtetë, rekordi i tij i golave është përkeqësuar, por ai shënoi 20 gola gjithsej dhe kjo ishte befasia e madhe.

Unë shoh një lojtar që po bën punën e tij, që është më shumë mesfushor nga brenda, vazhdon të jetë shumë i mirë. Nuk i mungon asgjë. Vërtet në këtë periudhë i mungojnë golat, të cilët herët a vonë do t’i gjejë sërish. Niveli i paraqitjeve të tij nuk ka rënë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit