

Një kthesë e re mund të vijë së shpejti në sagën që prej muajsh ka mbërthyer Francesco Tottin dhe Ilary Blasi, tani të ndarë dhe të dy të angazhuar në marrëdhëniet e tyre të reja me Noemi Bocchi dhe Bastian Muller.
Burrë dhe grua për gati dy dekada, së shpejti do të kthehen për t’u përballur me njëri-tjetrin në gjykatë për divorcin. Seanca e radhës është caktuar për në datën 31 maj dhe sipas asaj që raporton e përjavshmja "Gente", e cila citon burime pranë ish-kapitenit të Romës, Totti do të ishte gati të sillte në gjykatë provat e një lidhjeje jashtëmartesore mes Ilary Blasi dhe Cristiano Iovino, e konfirmuar nga vetë i interesuari.
Gjithsesi, ky lajm i fundit nga revista e përjavshme mbetet për t’u konfirmuar, por ndërkohë po shkakton diskutime në rrjetet sociale, ku fansat e Tottit dhe ato të Ilary po ‘sfidojnë’ sërish njëri-tjetrin me postime.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





