Transmetuar më 13-04-2024, 08:56

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin Lushnje-Berat.

Konkretisht në afërsi të Fier-Sheganit një person i cili udhëtonte me motor elektrik ka humbur jetën në një aksident.

Viktima mësohet se është identifikuar si shtetasi Etem Bushi, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Policia:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit