Transmetuar më 12-04-2024, 15:29

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti Macron deklaroi se Shqipëria ka mbështetjen e Francës drejt BE.

"Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave. Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës," tha Macron.

"Të forcojmë partneritetin tonë të çmuar në të gjitha fushat. Do të nënshkruajmë në marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Këshill Francë-Shqipëri për inovacionin," tha Macron.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd