
Të dhënat po ngarkohen...

VAU I DEJËS- Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me armë me vete. 36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë forcat e policisë ka tentuar të largohet, por është vënë menjëherë në pranga.
Policia i ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
