Transmetuar më 12-04-2024, 09:08

I ftuar në një emision avokati i njohur Idajet Beqiri ka përmendur divorcin e Besit dhe Xhensilës, ku shprehet se është një divorc fals dhe nuk kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrit.

Arsyeja pse kanë bërë këtë gjë sipas avokatit Beqiri është “për shkak të pasurisë që ka rrjedhur nga Ilir Meta”.

Avokati shprehet se ata u divorcuan për të fshehur pasuritë e tyre, pasi kuptuan që SPAK do e kishin shumë shpejt nga mbrapa.

Idajet Beqiri: Nuk po ndahen se shkojnë keq Xhensila dhe Besi. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës sepse ata po vlerësojnë tani që po shkon SPAK-u dhe tek ata. Do të bëjë verifikimin e pasurive të tyre si u vunë dhe si nuk i vunë dhe aty do të dalë floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që vazhdonte dyqanin ta kishte në Durrës dhe vazhdonte të shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta. Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert? I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës. Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri. E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd