Transmetuar më 11-04-2024, 18:10

Ditën e sotme është vënë në pranga në fshatin Kashnjet në Lezhë, Armando Ndreca.

Ky i fundit është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca dhe u arrestua pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike brenda një stani në fshatin Kashnjet.

Pas kësaj, ka reaguar edhe deputetit Ndreca, i cili  ka deklaruar se për ngjarjen nuk ka ende një njoftim zyrtarë, megjithatë shtoi se i vëllai duhej të hetohej si çdo qytetar tjetër. “Nuk ka ende njoftim zyrtar nga prokuroria, por dua të them që prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht kush është personi, vëllai im si gjithë qytetarët është i barabartë para ligjit”, ka deklaruar ai për mediat. Policia ka publikuar pamje nga arrestimi i treafikuesve ndërsa ka shtuar se janë sekuestruar 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Kontrolle janë kryer edhe në banesën e të arrestuarve ku janë gjetur 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd