Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në Big Brother VIP, mes Eglës dhe Françeskës.
Teksa ndodheshin në oborr, me tone të larta, Françeska i ka kërkuar një shpjegim Eglës se pse i tha se i vjen turp nëse do të kishte një fëmijë si ajo.
Egla e theksoi edhe njëherë deklaratën e saj, ndërsa shtoi se nëse do të kishte një fëmijë si Françeska do ta dërgonte te murgeshat.
Françeska: Më the më mirë mos të kisha fëmijë sesa të kisha ty
Egla: Më the ta kesh për nder të kesh një fëmijë si unë dhe të thashë të kisha një fëmijë si ty larg qoftë, do e kisha çuar te murgeshat. Hajde, hajde se ti nuk di asgjë. Më mirë pa fëmijë sesa me një fëmijë si ty
Françeska: Nuk të vjen zor…
Egla: Jo s’më vjen
Françeska: Është e turpshme. Bie në nivelin zero me këto që thua. Ti nuk e di se çfarë nxjerr nga goja. Sjellja jote është në nivelin zero
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd