Transmetuar më 11-04-2024, 15:11

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi ka qenë sot në SPAK ku ka dëshmuar për pasurinë e saj të paluajtshme.

Për gazetarët, ajo tha se hetimet janë sulme politike, pasi vajza e saj ka denoncuar aferën e inceneratorëve, teksa shtoi se për shtëpinë që ka, ka punuar dhe e ka siguruar.

“Jam mamaja e Monikës, jam krenare për vajzën që kam. Që kur filloi të merret me djegsat ajo, nisëm edhe këta. Dhashë sqarime për shtëpinë që kam, se skam qenë pa shtëpi unë. Më thonë që me një pension 160 mijë si u bëre me shtëpi, unë s’kam qenë pa shtëpi. Telefoni im nuk ka asnjë gjë, s;kam bërë tendera”, tha ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd