

Arrigo Sacchi e kritikon ashpër Interin. Ish-trajneri i njohur italian foli në hotelin "Federico II" në Jesi, me rastin e prezantimit të librit të tij “Realisti vizionar”. Gjatë pyetje-përgjigjeve u shpreh kështu për sezonin e zikaltërve:
“Të fitosh duke marrë borxhe do të thotë të mashtrosh. A po mashtron Interi? Po. Ka një tendencë për të arritur qëllimin duke qenë të zgjuar, duhet të dalim nga kjo situatë, përndryshe do të mbetemi gjithmonë në këtë gjendje krize".
Më pas, në një tjetër pasazh të raportuar nga "Corriere Adriatico", ai shtoi: “Sot ne fokusojmë gjithçka te taktika, presim vetëm gabimin e kundërshtarit. Etërit themelues e shpikën futbollin si një sport sulmues dhe ekipor, në Itali e kemi transformuar atë individualisht dhe në mbrojtje. Jemi në një paradoks".
Së fundi, një pasazh për kombëtaren italiane: "Spalletti është si unë, mund të bëjë mirë. Unë e shoh veten shumë tek ai, por nuk është i vetmi. Gjithashtu vlerësoj Sarrin, Gasperinin, Italianon dhe Piolin.
Inzaghi është gati të fitojë titullin, po evoluon. Sidoqoftë, në Champions League, kundër Atletico Madridit, bëri një gabim. Skuadrat spanjolle duhet të sulmohen, Interi i tij u mbrojt shumë. Zikaltrit do të rriten, kanë marrë rrugën e duhur".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





