Së fundmi blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni dha një intervistë për “Che tempo che fa” dhe ndër të tjera foli për herë të parë për krizën në marrëdhënien e saj me Fedez duke konfimuar kështu edhe ndarjen. Ndërkaq, së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Fedez. Reperi ishte i ftuar i Belve nga Francesca Fagnani, në Rai2 dhe deklaroi se:
Unë dërgova në ferr disa njerëz që ishin afër gruas sime dhe që u larguan pas skandalit të Pandoros dhe me siguri do të kthehen tani që ujërat janë qetësuar. Unë nuk e vendos veten në mesin e këtyre njerëzve. Çfarëdo që të ndodhë, Chiara do të jetë gjithmonë nëna e fëmijëve të mi dhe gruaja më e rëndësishme në jetën time. I kërkova Chiarës të mos publikonte fytyrat e fëmijëve. Nuk janë më pjesë e narrativës së Instagramit tim, tani gjërat kanë ndryshuar. Së pari një klimë e qetë, sot ai rrugëtim ka marrë një kthesë tjetër. Në një kohë kur ka një vëmendje kaq të sëmurë ndaj nesh, nuk mund t’i rrezikoj fëmijët e mi. Shumë mendojnë se jam një baba i tmerrshëm, por e konsideroj veten një baba të mirë. Ajo ishte pranë meje dhe unë jo? Nëse është një konkurs se kush është më bujar, them se gruaja ime ishte më bujare se unë. Por duhet thënë se unë kisha kancer dhe bashkëshortja është nën hetim për mashtrim. Pse të vendosim dy gjëra në të njëjtin nivel që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën? Unë e zbulova çështjen Balocco kur doli. Unë kam një fondacion dhe mund të them me siguri që është kontrolluar nga koka te këmbët. Unë gjithmonë kam bërë punë bamirësie në një mënyrë të caktuar dhe më rezulton se kur bëj punë bamirësie humbas para. Me LoveMi kam humbur 1 milion e 200 mijë euro. Kur zbuloj se ajo gjë është trajtuar në këtë mënyrë, pyes veten se si është e mundur. Unë u përpoqa të kuptoja. Nuk dua të hyj në detaje, por dua të them diçka për Chiara-n. Gjithmonë kam dashur ta mbroj atë. Unë dhe gruaja ime jemi të ndryshëm. Kanë qenë tre vite shumë të vështira dhe për fat të keq nuk ia dolëm. Deri më sot, ligjërisht ajo është ende gruaja ime, vetëm ligjërisht. Tradhëti? Kjo gjë më bën për të qeshur, deri sa u martova isha gay, martesa me Chiara-n ishte e stisur. Tani u ndamë dhe unë merrem me vajza? Nuk jam gay. Nuk kam pasur asnjëherë eksperienca homoseksuale. Patjetër që kemi një marrëdhënie që ka një ndikim të fortë mediatik që të tërheq zvarrë. Gruaja ime më mësoi profesionalisht se ndonjëherë duhet të thuash jo.
Më tej Fedez ka rrëfyer se në adoleshencë ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd