

Ndeshja mes PSG dhe Barcelonës po afron. Mbrëmjen e së mërkurës në “Parce des Princes”, skuadra e Luis Enrique do të presë katalanasit e Xavit për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Natë yjesh, por edhe kryqëzimesh të shumta. Janë disa lojtarë që fillimisht kanë veshur fanellën Blaugrana, më pas atë të parizienëve, duke nisur nga vetë trajneri. Më pas është edhe Ousmane Dembélé, ish-lojtari i Barcelonës, i gatshëm për t’u përballur me katalanasit.
Sulmuesi i skuadrës transalpine komentoi për "UEFA TV" emocionet para ndeshjes kundër ish-skuadrës së tij, duke u ndalur edhe tek rikthimi i tij në tokën spanjolle: "Është e mrekullueshme të luaj sërish në Barcelonë dhe Spanjë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë futbolli".
Anësori francez pranoi se kishte mundësinë të fliste për këtë përballje të dyfishtë kundër Barcelonës me disa nga ish-shokët e tij të skuadrës: “Takova Jules Koundé në kombëtaren franceze dhe bëmë, si gjithmonë, disa shaka.
Me siguri do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. Kam kontaktuar edhe Gavi, edhe pse tani është i lënduar. Ne flasim shpesh para ndeshjeve. Është një ndeshje e rëndësishme, të gjithë duan bileta”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





