

Xavi karikon Barcelonën para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së: "Pas katër vitesh pa çerekfinale, të luajmë në këtë fazë është emocion. E kam thënë edhe disa javë më parë, tashmë mund të ëndërrojmë. Kemi mbërritur në momentin më të mirë të sezonit".
Trajneri Blaugrana vlerësoi Luis Enrique, kolegun në stolin e parizienëve: "Ju e njihni. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale me të, meriton të gjithë respektin tim. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë, ka një ekip të krijuar për të fituar Ligën e Kampionëve.
Të dy po provojmë të njëjtën gjë. Luis Enrique, Guardiola, Arteta dhe unë jemi ADN-ja e Barçës. Jemi katër trajnerë me ADN-në e Barçës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ne të dy po kërkojmë të njëjtën gjë, ADN-në e Barçës, që na identifikon dhe bën krenarë.
KUndërshtari? Mbappé, Dembélé… e kështu me radhë. Ne duhet të jemi më të fortë se kurrë në aspektin mbrojtës, sepse PSG është një nga më të mirët në tranzicion. Luis Enrique më dërgoi një mesazh pas hedhjes së shortit, kam shumë respekt për të. Të luash këtu në Paris është sfidë e madhe, mendoj se PSG e nis si favorite.
Tifozët e Barcelonës i pashë me shumë entuziasëm. Ka shumë dëshirë për ta parë skuadrën në një ndeshje të nivelit kaq të lartë. Jemi në momentin më të mirë të sezonit, lojtarët janë të motivuar".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





